Jeta Osh Qef
Home

Blenë biletën për në avionin që u rrëzua, çifti i shpëton tragjedisë në minutën e fundit
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 12.02.2018, 15:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
russia-couple-lucky-feature

Një çift i cili duhej të ishte në avionin që u rrezua të dielën ndryshoi biletat në minutën e fundit, duke i shpëtuar kështu tragjedisë ku mbetën të vdekur 71 persona.

Maxim Kolomeytsev, i cili mbushi 35 vjeç të dielën, do të ishte në fluturimin 6W703 me të dashurën e tij 25-vjeçare Nazezha dhe ata do të kalonin ditëlindjen e tij me familjen në qytetin Orsk.

Biznesmeni me fat gjithashtu planifikoi që t'i dhuronte vetes një makine të re nga një shitës në qytetin e tij, mirëpo ata e telefonuan në minutën e fundit duke i thënë se automjeti nuk ishte gati.

Maxim tregoi:

Kur më thanë se makina nuk ishte gati, unë e shtyva udhëtimin me një javë. Ndryshimi i biletave më kushtoi rreth 170 dollarë,  por fituam jetët tona."

Avioni i pasagjerëve që i përkiste kompanisë “Saratov Airlines” u përplas vetëm 5 minuta pasi ishte ngritur në fluturim për në Orsk nga Aeroporti “Domodedovo” i Moskës, duke vrarë të 71 personat në bord.