Jeta Osh Qef
Home

I bën të dashurit dhuratën e çmendur për Shën Valentin, reagimi i tij është epik
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Mon Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dita e Shën Valentinit pritet me padurim nga një pjesë e madhe e femrave dhe meshkujve të dashuruar, të cilët marrin e japin dhurata.

Më tipikja e tyre, sidomos kohët e fundit, është ajo e çokollatave, arushëve apo edhe luleve, por gjithmonë mund të keni fantazi për diçka të veçantë dhe më ndryshe.

Një studente nga Bangkok, Tajlandë kishte një ide gjeniale për të surprizuar të dashurin e saj për ditëlindjen dhe Shën Valentin me një buqetë të madhe të realizuar me para.

Pilaslak Puenchoke nuk dinte çfarë dhurate ti bënte partnerit të saj Tua, ditëlindja, e të cilit po afronte vetëm disa ditë para Shën Valentin.

Ky i fundit i kërkoi një ‘dhuratë burrërore’ për të dyja rastet.

20 vjeçarja formoi buqetën me 3 155 dollarë. Ajo shihet në video ndërsa vrapon dhe suprizon të dashurin në një restorant mbrëmjen e së mërkurës, duke i kërkuar muzikantit që ti vendoste këngën e ditëlindjes kur hyri.