Jeta Osh Qef
Home

U përdhunua nga vjehrri, 29 vjeçarja nga Lushnja 1 vit pa parë vajzën: Ma ka rrëmbyer...
Nga: L.Çela | Publikuar më: 12.02.2018, 15:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
auto_dhunim1488706085

U përdhunua  nga vjehrri përgjatë gjithë viteve të martesës, por vështirësitë e një 29-vjeçareje nga Lushnja duket se nuk kanë të sosur.

Pavarësisht problemeve shëndetësore, humbjes së babait dhe ndarjes nga bashkëshorti, Teodori, prej më shumë se 1 viti Marsida nuk sheh dot të bijën.

Në emisionin "Më Zemër të Hapur", ajo ka deklaruar se familjarët e bashkëshortit e kanë marrë të miturën dhe e mbajnë larg saj në shtetin italian.

Ajo iu drejtua gjykatës për të fituar kujdestarinë,  por edhe pse e fitoi këtë të drejtë sërish nuk ia kthejnë të bijën, Martinën.

Në një rrëfim prekës, ajo është shprehur se është e bindur që vogëlushja e kërkon dhe asaj i mungon çdo ditë e më shumë.

Ndërkohë nëna e Marsidës, Liliana Zero, ka bërë thirrje që ti kthejnë mbesën:

 Vajzën e duan sepse është mirë nga ana mendore. Po të ishte sëmurë me të meta mendore do ia linin vajzës sime. Ata e mbajnë që t’iu shërbejë. Ajo po shkon 6 vjeç dhe mund t’i ndihmojë, është shumë e zgjuar. Goca po më sëmuret, kërkon fëmijën e saj që e mbajti 9 muaj në bark. Gjykata ka vendosur që vajza të rrijë me Marsidën por ata nuk e sjellin.

Nuk e hapin ata telefonin.

Që më 27 korrik nuk ka folur me vajzën. Nuk janë dakord që ta marrë Marsida vajzën. Duan që ta ketë kujdestarinë Teodori”.