Jeta Osh Qef
Home

Tre makina përplasen “kokë më kokë” me njëra-tjetrën, të plagosurit në gjendje të rëndë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Mon Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

27935638_1564699613565226_231490624_n

Një aksident ka ndodhur sot në Berat, ku janë përfshirë tre automjete, njëri prej të cilëve ka dalë nga rruga.

Përplasja e rëndë në aksin Kombinat-Uznovë, mes dy urave, asaj të Goricës dhe Urës së Varur.

Mjeti me targa AA950AC është përplasur me mjetin tip Wolksvagen me targa AA252LN dhe mjetin tip Benz me targa AA179DH.

Një nga shoferët E.M, 30 vjeç dhe pasagjeria shtetasia K.Ç, 25 vjeçe, janë transportuar për në Spitalin Rajonal Berat ku po marrin ndihmë mjeksore.

Deri më tani raportohet se ata jane në gjendje të rëndë.

Nga pamjet e mbërritura në JOQ.al shihet makina  e dëmtuar  e cila duket se është përplasur jashtë rrugës.