Jeta Osh Qef
Home

Pas letrës së ministres, Robert Ndrenika e bën për një lek: Nuk je e sinqertë, po më flet me kunja
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Mon Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas letrës së gjatë të ministres Mirela Kumbaro drejtuar aktorit Robert Ndrenika, ky i fundit i është kundërpërgjigjur. Ai i ka shkruar një letër në një fletore ministres teksa i thotë se letra e saj ishte me kunja dhe jo e sinqertë.

Panorama shkruan se Roberti e ka nisur letrën me titullin “Mirela paska bërë një gabim".

Letra e Robert Ndrenikes:

E dashur Mirela! Lexova me vëmendje letrën tënde. Përveç fjalisë së parë që “je në një mendje me mua”, të tjerat m’u dukën kunja dhe jo shumë të sinqerta. Përsa më përket mua, përveç mënyrës së të shprehurit, që ndoshta vjen nga profesioni im, (mirë do ishte të kisha studiuar për diplomaci) unë nuk heq asnjë presje nga ato që kam thënë. Bingoja u hap në një situatë emergjente me aprovimin e tërë komunitetit teatror dhe kur paraardhësit e tu në Ministrinë e Kulturës deri në vitin 2000 nuk lanë hapësirë pa dhënë me qira. Përsa i përket ndërtimit të sallave te “Piramida” dhe “Turbina” e kishit ju për detyrë të kishit bërë dhe të bënit transparencën. “Transparencë” që edhe sot e kësaj dite ne po e kërkojmë. Vazhdimin e bisedës do ta bëjmë në sallën e Teatrit Kombëtar. Me respekt Roberti.