Jeta Osh Qef
Home

E kritikuan se është shumë e dobët, modelja e famshme bën rrëfimin prekës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Mon Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vitet e fundit janë rritur kritikat ndaj modeleve të cilat ruajnë linjat e tyre, duke u bërë elegante më tepër se ç’duhet.

Një ndër më të pëlqyerat kohët e fundit është edhe Gigi Hadid.

Modelja bionde me sy bojëqielli ka pësuar një rënie të dukshme në peshë vitin e fundit dhe kritikat nuk kanë munguar.

Mirëpo Gigi nuk ka duruar dot më dhe iu ka kthyer përgjigje të gjithëve përmes një statusi në Twitter.

Ajo ka zbuluar se në fakt është dobësuar për shkak të sëmundjes "Hashimoto Thyroidit" e cila shkakton humbje peshe, lodhje dhe lëkurë të thatë. Më tej ka shpjeguar se nuk do të komentojë asgjë pasi mund të jetë shumë e dobët por e shëndetshme.

Sipas mjekëve kjo sëmundje mund të kërkojë muaj ose vite për tu diagnostikuar dhe shkaktohet pasi sistemi imunitar sulmon gjëndrat e tiroides duke i bërë ato të fryhen e të dëmtohen.

Më tej Gigi ka shkruar:

Mos u merrni me mua, unë kam gjoks kam muskuj, të pasme, kofshë dhe komentet tuaja nuk do ndikojnë aspak tek unë. Ndihem seksi dhe e dua trupin tim."