Jeta Osh Qef
Home

Elvana u rikthye nga SHBA, e dashura e Florit “merr hak” përmes emisionit të saj
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Mon Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prezantuesja e njohur Liberta Spahiu ishte dikur një nga mikeshat e ngushta të Elvana Gjatës, ish-partneres në muzikë dhe jetën sentimentale të Flori Mumajesit.

Mirëpo prej kohësh përflitet se ajo është e lidhur me këngëtarin e njohur dhe dyshja nuk e ka mohuar një gjë të tillë.

Liberta njihet si një nga vajzat më fashionist-e në Kosovë, ndërsa i ka zënë vendin Elvanës dhe thuhet se me Florin janë shumë të lumtur.

Pak ditë më parë Elvana mbajti një koncert recital me 100 vetë (VIP-a) me titullin “3”.

Koncerti i cili u bë në bashkëpunim me Pirro Çakon dhe Darko Dimitrov, u mbajt më 3 shkurt në Tiranë.

Mirëpo e dashura aktuale e Florit i ka bërë një kronikë të posaçme në emisionin "Prive" koncertit të Elvanës, me të cilën tashmë kanë krijuar një treshe mediatike në shtypin rozë.

Në programin e showbiz-it në “Klan Kosova”, Liberta, e cila është edhe producentja e programit, transmetoi të shtunën një kronikë ku analizonte në mënyrë të sofistikuar arsyen e kthimit të artistes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E thënë me fjalë të tjera, kënga e saj "Forever Is Over", e cila nuk pati ndonjë sukses, u nënkuptua në këtë emision sikur ishte një zhgënjim dhe dështim i saj në SHBA.

Gjithashtu kthimi i Elvanës në Shqipëri me bashkëpunëtorë shqiptarë u përmend si një kthim pas në karrierën e saj.

Gjata organizoi më 3 shkurt recitalin me rastin e 31-vjetorit të saj, ndërsa u kritikua shumë nga fansat për shkak se "mohoi" vitet e bashkëpunimit me Florin. Madje e quajti shpellë studion e këngëtarit.

Në fjalimin e saj ajo tha:

U ktheva nga shpella ku isha izoluar."