Jeta Osh Qef
Home

Rrezikonte “të shkretohej”, ndodh mrekullia në qytetin e thatë në Afrikën e Jugut
Nga: D.Cani | Publikuar më: 12.02.2018, 18:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Banorët e Cape Town në Afrikën e Jugut, u lumturuan dhe dolën jashtë nga banesat e tyre për të ndjerë ujë mbi lëkurën e  tyre, pas kaq shumë kohësh.

Megjithëse ranë vetëm 8 milimetra, banorët u gëzuan pa masë, pasi prej javësh përdornin ujë të reduktuar.

Pak kohë më parë u lajmërua se qyteti do të mbeste pa ujë në muajin prill, kështu banorët nisën kursimin e tij.

Një pjesë e  madhe filluan të largoheshin.

Fatkeqësisht për banorët e qytetit zor se ky shi i zgjidh problemet e tyre dhe ata presin me frikë datën 11 maj, apo ditën zore, kur është parashikuar se rubinetat në shtëpitë e tyre nuk do të nxjerrin më ujë.

auto_capetown1518349325