Jeta Osh Qef
Home

“Bastard, s’më bërë asgjë”, Ermali e ofendon… por shikoni çfarë shkruan i ati në “FB”
Shkruar nga: F Gjoni | Publikuar më: Mon Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ermal Meta dhe Fabrizio Moro triumfuan duke rrëmbyen çmimin e madh të “Sanremos”, me këngën “Non mi avete fatto niente”, duke shkuar kështu si përfaqësues të Italisë në Eurovizion.

Por Ermal Meta ndër të tjera është komentuar shumë edhe për mesazhet që këngët e tij mbartin, ndërsa ai është shprehur se këngët që ai i shkruan vetë janë përjetime personale.

Kështu ka qenë edhe kjo këngë, e cila edhe pse ka në thelb terrorizmin, Ermali është shprehur se kur e këndoi për herë të parë, kishte menduar për fëmijërinë e tij shumë të vështirë.

Ai ka pranuar se kjo këngë i ka kujtuar të atin e dhunshëm, por edhe ka dhënë mesazhin e fortë se ai nuk i ka bërë dot asgjë dhe nuk e ka penguar dot të bënte një jetë ashtu si ai e donte, të qetë.

Një gazetare e “Rai Uno”, e ka pyetur Ermalin gjatë një prononcimi:

Kjo këngë ju sjell ndër mend aspekte apo momente të jetës suaj private

Përgjigja e tij ishte e qartë:

Kur e kam kënduar për herë të parë më erdhi në mend fëmijëria ime. Doja të këndoja me forcë: Bastard, nuk me bëre dot asgjë”.

Por nuk është hera e parë që Meta flet për raportin e tij konfliktual me të atin e dhunshëm dhe se si ai i shkatërroi fëmijërinë. Pavarësisht kësaj, po t’i hedhësh një sy profilit në FB të babait të tij, Gëzim Meta, duket se ky raport nuk është aq i krisur.

Gëzim Meta ka qenë tifoz dhe mbështetës i djalit të tij që merrte pjesë në “Sanremo” këtë vit dhe në profilin e tij në FB, shihen postimet që ai bën duke i uruar suksese, shkruan Panorama.

Mbrëmjen e fitores, ai ka postuar edhe foton e të birit në momentin që kishte marre çmimin, ndërsa të shumta kanë qenë komentet e urimit.