Jeta Osh Qef
Home

E nxjerrin në rrugë pas konfliktit me burrin, shqiptarja bën aktin ekstrem pranë shtëpisë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Mon Feb 12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

download

Një grua shqiptare ka ndërmarrë një akt ekstrem pas divorcit nga bashkëshorti i saj.

Gruaja 54-vjeçare, identiteti i së cilës nuk është bërë ende i ditur, mësohet se ishte me origjinë shqiptare por kishte fituar nënshtetësinë italiane.

Ajo ishte futur në një konflikt me ish-bashkëshortin e saj për çështje trashëgimie dhe gjykata ka vendosur se ajo duhej të largohej nga banesa e italianit.

Ngjarja ka ndodhur në Sperlonga të Italisë, ku gruaja kreu vetëvrasje pak ditë pasi gjykata kishte vendosur ta nxirrte nga shtëpia me të cilin kishte mosmarrëveshje familjare për çështje trashëgimie.

E tronditur nga largimi i detyruar nga shtëpia, shqiptarja nuk ka pasur forcën për të vazhduar jetën dhe i ka dhënë fund pak metra larg shtëpisë ku jetonte.

Mësohet se ish-burri e gjeti atë pasditen e së shtunës, të varur në një kasolle që ndodhej në afërsi të banesës se tyre.

Prokurori Giuseppe Miliano, urdhëroi kthimin e trupit te shqiptares pranë familjes, për të lejuar mbajtjen e ceremonisë mortore.