Jeta Osh Qef
Home

U akuzua se përdhunoi shqiptaren, Robinjo i surprizon të gjithë me debutimin e tij
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 12.02.2018, 22:03

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Braziliani Robinjo ka ende takat për të luajtur futboll.

Ish-futbollisti i Realit dhe Milanit u rikthye në kampionatin turk të futbollit te Sivaspori.

Së fundmi debutoi në ndeshjen e parë duke shënuar një gol fenomenal me goditje dënimi

Ky gol i vlejti barazimin 1-1 skuadrës së tij në fushën e Kajserisporit duke i dhënë një pikë me vlerë.

Kujtojmë që Robinjo është dënuar me 9 vite burg në Itali për pjesëmarrje në përdhunimin e një vajze shqiptare, por për shkak të burokracive, është lejuar të vazhdojë qetësisht karrierën.

Tashmë 34 vjeç, sulmuesi tregon se ka ende për t'i dhënë futbollit.