Jeta Osh Qef
Home

Rama për Teatrin: S'e di çfarë plasje ka Robert Ndrenika dhe Bujar Asqeriu, debat i lodhur
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.02.2018, 08:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
t

I madhe ka qenë debati për ndërtimin e teatrit të ri dhe përplasjet me aktorëve më në zë në Shqipëri dhe4 ministres së Kulturës, Mirela Kumbaros, por me sa duket, ajo ka mbështetjen e fortë të kryeministrit Rama dhe asnjë gjë nuk e lëkund nga vendimi i marrë.

Këtë Rama e konfirmoi vetë gjatë një komunikimi me qytetarët, ku njëri prej tyre e pyeste nëse i ka dëgjuar kërkesat e Bujar Asqeriut dhe Robert Ndrenikës, ndërsa kreu i qeverisë, serbes-serbes, e quan si një debat pa kuptim.

Komentuesi: E degjove Robert Ndreniken Edo? Po Bujar Asqeriun? Folen nga plasja shpirtit…keshtu jemi pothuaj te gjithe,edhe pse te japim voten qe te mos fitoje me ai Qoftelargu!

Rama: Jo Andi nuk i kam degjuar dhe nuk e di cfare plasje kane, po di qe debati per te mbrojtur godinen e rrenuar teatrit, eshte nje debat i stervjeter, i sterlodhur dhe pa asnje vlere e asnje kuptim sot! Sa ka bere qeveria ime per teatrot, muzete, stadiumet ne vetem 4 vjet nuk i kane bere te gjitha qeverite bashke ne 25 vjet! Nuk mjaftojne? Aspak. Por ama leksione te asnje lloji s’na jep dot askush dhe ne keto kater vjet do bejme ende me shume, perfshire edhe Teatrin e Ri Kombetar, duan s’duan ata qe s’dine cfare duan!

1