Jeta Osh Qef
Home

Shqipëria po plaket, emigrimi dhe lindshmëria e ulët pakësojnë 19 mijë të rinj në vend
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

pop

Popullsia shqiptare është plakur dhe jo pak por me një rënie prej 2%, ose e përkthyer në shifra me 19 mijë persona.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2017, të rinjtë po pakësohen dhe të moshuarit po shtohen.

Kjo pasi në llogaritjen që është bërë më 1 janar të vitit 2018 janë pakësuar rreth 19 mijë persona të grupmoshës nga 0-40 vjeç krahasuar me 1 janarin e 2017.

Por çfarë po ndodh me popullsinë shqiptare? Në fakt ka shumë shkaqe që kanë ndikuar në plakjen e popullsisë dhe një prej tyre është rënia drastike e numrit të lindjeve. Shqiptarët nuk po lindin më si më parë.

Gjithashtu emigracioni i lartë ka ndikuar në këto statistika. Rënia më e madhe e popullsisë i takon grup moshës 10-14 vjeç, të cilët ishin 10.500 persona më të pakët në numër se vitin 2017.
Ndërsa grupmosha e hershme 20-40 vjeç që përbën kulmin e personave aktivë është pakësuar me 3.777 mijë. Gjithashtu forca e punës shënoi rënie me 1.1%.

Për vitin 2017 u ul edhe numri i grup moshës 15-65 vjeç me 2.323 persona, ndërsa numri i të moshuarve ka pësuar rritje të mëtejshme.

Popullsia në mbi 65 vjeç u shtua me 11.216 persona më 2017, duke u rritur në mbi 3% brenda vitit.

Jo vetëm kaq, por sipas parashikimeve popullsia në moshë pune do të bjerë me një ritëm pak më të shpejtë deri në 2031 se sa popullsia e përgjithshme me më shumë sesa 18% në pothuaj të gjitha qarqet, përveç atyre që e shtojnë popullsinë nëpërmjet migrimit si Tirana, Vlora dhe Durrësi.
Tirana është qarku i vetëm në të cilin parashikohet rritje e konsiderueshme në forcën potenciale të punës me 20% deri në vitin 2031.