Jeta Osh Qef
Home

Biseda erotike me GD “shkund” PD-në, Ristani: Është skandaloze!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme u bënë publike në media disa biseda erotike të dërguara me mesazhe mes deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salinaji dhe një femre tjetër, politikane, por e PD-së, me inicialet G.D., për të cilën dyshohet se është Grida Duma.

Ka qenë një ngjarje që shkaktoi edhe një herë furtunë në atë PD të drobitur që ka ngelur, ndërsa nuk ka munguar as reagimi i Sekretarit të Patisë Demokratike, Arben Ristanit, i cili e konsideron ngjarjen si skandaloze.

Ai kërkon që të dy të përfshirët në skandal të reagojnë dhe të zbardhin të vërtetën.

Ristani thotë:

Skandaloze nese eshte e vertete, akoma me teper nese eshte e stisur. Nisur nga kjo bindje dhe kjo optike, ftoj aktoret dhe faktoret e kesaj ngjarje te ushtrojne te drejten e tyre ligjore ne funksion te zbardhjes se te vertetes".

Megjithatë, e vetmja gjë që është parë deri tani, ka qenë një heshtje e thellë dhe asnjë reagim, as nga kryetari Basha e as nga Salianji.