Jeta Osh Qef
Home

“Hiqet ligji i luftës”, mediat greke: Shqiptarët do marrin pasuritë e humbura në 1940
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Greqia do të bëjë tërheqjen e madhe për ligjin e luftës me Shqipërinë të vendosur më 10 nëntor 1940 kur u shpall dekreti mbretëror grek.

Kështu shkruan sot media nacionaliste greke "voria.gr".

Sipas këtij siti qeveria greke nuk jep informacione për shkak se çështja është diplomatike, ndërsa theksohet se kjo media i referohet edhe deklaratve të politikanëve shqiptarë.

Por nuk do të kalojë shumë kohë para se gjithçka të zbulohet, thuhet në këtë shkrim.

Sipas artikullit, me heqjen e ligjit të luftës, shqiptarët do të kërkojnë pronat e tyre në Greqi. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ka përmendur rreth 1800 raste shqiptarësh që kanë humbur pasurinë në vitin 1940, por jo çamët, pasi për këta të fundit ndiqet tjetër formulë diskutimi.

Për sa i përket marrëveshjes detare, Greqia do shtrihet në 12 milje, duke përcaktuar “vijën e mesme” që e favorizon përkundrejt Turqisë. Mbetet për t’u parë se si do jetë përcaktimi i zonave “Joni 1” dhe “Joni 2” ku qeveria greke ka thirrur tashmë kompani të huaja për kërkim hidrokarburesh.

Pra Shqipëria do i falë 12 milje det Greqisë dhe në këmbim do të hiqet ligji i luftës, por jo vetëm kaq.

Në marrëveshje është folur edhe për tekstet shkollore për pakicat përkatëse në shtetin fqinj, si dhe njohja e patentave të makinave.

Megjithatë në artikull thuhet se nga pala greke ka rezerva lidhur me këto informacione dhe se do të ketë reagime siç pati për emrin e Maqedonisë.

Në përfundim, thuhet se shqiptarët nuk do të eliminojnë tensionet edhe pas lëshimeve që grekët po ju bëjnë, dhe se politikanët e tyre po injorojnë realitetin.

dghrj