Jeta Osh Qef
Home

Barist me emër në Itali, 20-vjeçari shqiptar lë policinë pa mend
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 13.02.2018, 12:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Punonte si barist në një prej klubeve më të famshme dhe modernë të komunën Barlassina në Itali.

Ishte gjithashtu një fytyrë shumë e njohur, sidomos nga të rinjtë. Por shumë prej tyre e dinin se ai kishte një tjetër "punë".

I riu në fjalë ishte një shqiptar, rreth të njëzetave, i cili u arrestua për trafikimin e drogës dhe të armëve nga Policia e Shtetit të Milanos. Në pranga ranë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, të cilët gjithashtu ishin 20 vjeç dhe vinin po nga Shqipëria.

Operacioni u realizua nga skuadra "Flying" e policisë në Milano, të cilat gjetën në një garazh dy automjete dhe disa kuti. Brenda kutive janë zbuluar shtatë kg kokainë, katër kg heroinë, dy mitrolozë, një pistoletë semiautomatic, një revolver si dhe plumbat për secilën prej këtyre armëve. Gjithashtu u kontrollua banesa nga ku dilnin dy automjetet, ku u gjetën 8.400 euro.

Përveç kësaj, në bagazhin e një prej makinave të shtrenjta të drejtuar nga një prej tre shqiptarëve janë gjetur edhe pesë kilogramë kokainë dhe 550 gram heroinë. Në total u gjet mbi 17 kilogramë drogë.