Jeta Osh Qef
Home

Kush është biznesmeni që u bë deputet pas sakrifikimit të dy grave?
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 13.02.2018, 11:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Largimi nga posti i deputetit, i Eduart Halimit, ka bërë që vendi i tij të ngelet vakant dhe kandidatët pasardhës në listë ta zëvendësonin.

Ato të dyja ishin femra dhe siç u tha gjerësisht në media, që të dyja dhanë dorëheqjen për arsye personale. Kështu e cilësoi edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, tërheqjen e Juvina Jani dhe Monika Qosja.

Në vend të Halimit, rrjedhimisht, u zgjodh deputet biznesmeni Astrit Velija, i cili nuk mundi ta fshihte lumturinë dhe gëzimin e tij, në një deklaratë për "News 24".

Ai tha:

I lumtur që do jem deputet, kam qenë edhe më parë. Jam prej 20 vitesh pjesë e PD. Kam ruajtur reputacionin tim në biznes. Vendimi i dy grave për t’u tërhequr nga gara, ishte personal".

Disa ditë më parë, deputeti Eduard Halimi la mandatin e deputetit përfaqësues së Beratit, për një punë tjetër që me sa duket, ka qenë më e mirë se ajo pararendëse.