Jeta Osh Qef
Home

Studimi që po i shokon të gjithë: Alkooli iu "luan mendsh" më shumë sesa marijuana
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 13.02.2018, 12:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një studim i ri duket se po i çudit të gjithë. Sipas tij, alkooli dëmton trurin më shumë se marijuana.

Studimi zbuloi se ndryshe nga pijet alkoolike, marijuana nuk ndikon në madhësinë apo integritetin e materies së bardhë apo gri në tru, madje edhe pas disa viteve të përdorimit.

Autori i studimit, Profesor Kent Hutchison nga Universiteti i Kolorados Boulder, tha:

Edhe pse marijuana mund të ketë disa pasoja negative, ajo nuk i afrohet pasojave negative që ka alkooli".

Ndërsa autori kryesor Rachel Thayer tha:

Veçanërisht me përdorimin e marijuanës, ka ende aq shumë të dhëna që nuk e dimë se si ndikon tek truri".

Në SHBA, 44 për qind e atyre e personave nga mosha 12 vjeçare e lart kanë përdorur kanabis të paktën një herë në jetën e tyre.

Kërkuesit analizuan 853 të rritur të moshës ndërmjet 18 dhe 55 vjeç, si dhe 439 adoleshentë të moshës 14 deri 18 vjeç.

Studimi i pjesëmarrësve të alkoolit dhe përdorimit të kanabisit gjatë 30 ditëve të fundit u hetua.

Skenat MRI u morën nga truri i pjesëmarrësve.

Nga gjetjet e shkencëtarëve ato duken pozitive teksa shtojnë se cannabinoids mund të jetë gjerësisht i legalizuar pasi mund të ndihmojë për të parandaluar migrenën.