Jeta Osh Qef
Home

Pas mesazheve me q*rje të Salianjit, ish-zëdhënësja e PD-së: Po ju tregoj edhe një tjetër skandal
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 13.02.2018, 13:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Oriela Nebijaj, ish-zëdhënësja e Partisë Demokratike ka reaguar nëpëmjet një statusi në faqen e saj Facebook lidhur me dy ngjarje në selinë blu, atë të refuzimit e mandatit të deputetit të dy kandidateve femra duke i lënë vendin Astrit Veliaj si dhe mesazhet erotike mes deputetit Ervin Salianji me personazhin me iniciale G.D.

Sipas Orielës, të dyja ngjarjet janë të shëmtuara. Por, më e shëmtuara se të gjitha mesazhet erotike të mbledhura bashkë në Parlamentin e Shqipërisë janë dorëheqjet e dy grave kandidate për postin e deputetes në PD, Juvina Jani dhe Monika Qose duke i lënë vendin Astrit Veliaj.

Ngjarja në fjalë ka të bëjë me dorëheqjen e deputetit të PD-së të Eduart Halimit, i cili ishte i pari i listës në Berat. Pas tij, ishte Astrit Veliaj. Por për shkak të mosplotësimit të kuotave gjinore, posti për deputet i kalonte psikologes Juvina Janit. Kjo e fundit dhe pas saj Monika Qose dërguan një letër të refuzimit të postit pothuajse të njëjtë duke i lënë rrugë të lirë Astrit Veliajt.

Kjo situatë e ka irrituar së tepërmi, Orielën e cila thotë se mesazhet erotike nuk janë asgjë para kësaj skeme të shëmtuar.

Ajo shkruan:

Kjo puna e refuzimit te mandateve nga zonjat ne Berat me duket me e shemtuar se te gjithe mesazhet erotike te parlamentit te mbledhura bashke.. ".