Jeta Osh Qef
Home

Bëri sherr me Igli Taren, Lazio merr vendimin e papritur për brazilianin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Para disa ditësh, mediat italiane, raportuan për një sherr te skuadra e Lazios mes yllit brazilian, Felipe Anderson dhe trajnerit Simone Inzagi, së bashku me Igli Taren.

Pas incidentit, mesfushori u la jashtë skuadrës për transfertën e të shtunës ndaj Napolit, duke u përjashtuar për arsye disiplinore.

Por, mesa duket Anderson ka reflektuar dhe ka kërkuar falje tek drejtuesit.

Ata e kanë falur dhe e kanë rikthyer në ekip të hënën pasdite, dhe me shumë gjasa Anderson do të jetë i gatshëm për skuadrën ku të enjten do të përballet me Steauan e Bukureshtit.