Jeta Osh Qef
Home

Krenar Çoçaj akuzohet për nxitje në vrasje për një femër, Luana i bën “diss” në Instagram
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Duket se për Krenar Çoçaj problemet me gjyqet nuk kanë fund. Pas dënimit të tij me 6 muaj burg pasi sulmoi reperin Ledri Vula për shkak të ish-të dashurës së tij, Dafina Zeqiri, tashmë ai përballet me një tjetër akuzë edhe më të rëndë.

Mediat kosovare shkruajnë se Krenari akuzohet për nxitje drejt vrasjes pasi në 2015 ai është përfshirë në një konflikt në një klub në njohur në Prishtinë. Shkak i sherrit duket se përsëri ka qenë një femër.

Gjyqi është kërkuar që të shtyhet nga avokati i bizesmenit për shkak të gjendjes shëndetësore.

Nga ana tjetër nëse hapim profilin e Krenarit në Instagram, shohim se Marina bashkë me të mbesën, Jori Paloka dhe Getoarin e ndjekin Krenarin.

Por, ajo që është më e çuditshme, ngelet fakti që Luana nuk është ndjekëse në Instagramin e të dashurit të saj, ashtu siç dyshon media rozë.

Luana ndodhet me pushime dimërore në Zvicër bashkë me Marinën dhe Getoarin por nuk dihet nëse e shoqëron Krenari apo jo. Vallë Luana është vetëm me çiftin?