Jeta Osh Qef
Home

Habit sulmuesi i kombëtares, nga Kazakistani përfundon në kampionatin italian
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

e38f1893a3d4af6eb485f76f71bffeb9_XLSulmuesi i kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku ka bërë një kthesë të papritur në karrierën e tij.

Pas një viti të vështirë futbollistik në Kazakistan, ai tashmë është zyrtarisht një futbollist i Virtus Entella në Serinë B.

29-vjeçari ka nënshkruar sot kontratën që e lidh me këtë klub dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit Aljeti në vijimin e sezonit.

Llullaku ka nënshkruar deri në fund të këtij sezoni me klubin italian, ku do të ketë shok skuadre Naser Alijin.

Në mbyllje të edicionit, klubi ka të drejtën e rinovimit edhe për një tjetër vit të marrëveshjes me sulmuesin shqiptar i cili do të mbajë numrin 18 në këtë eksperiencë të re.