Jeta Osh Qef
Home

"E vara qenin se ma solli në majë të hundës", kush është Fati nga Librazhdi që torturon nipin e tij
Nga: A.Naçi | Publikuar më: 13.02.2018, 14:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Prindërit apo të afërmit mund të jenë shembulli i parë dhe më i mirë i një fëmije të vogël. Por kur ata sillen keq me ta, kthehen në shembullin më të keq, ku sipas psikologëve, mund të përcaktojnë sjelljen e fëmijëve kur ata rriten.

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Librazhdi. Një fëmijë 4 vjeç është torturuar nga xhaxhai i tij.

29-vjecari, Fati Methasa pasi dhunon nipin e tij e nxjerr edhe në Facebook ku mburret se çfarë i bën një fëmije të vogël.

Gazeta Shqiptare ka sjellë denoncimin e një të afërmi të të miturit.

Ai thotë se gabimet e 4-vjeçarit ndëshkohen në mënyrën më kafshërore sidomos nga xhaxhai i tij. Ky i fundit, sipas denoncuesit, momentalisht po kalon një gjendje të rëndë psikologjike për shkak të divorcit.

I afërmi i fëmijës së mitur shkruan:

Gjithë fshati është në dijeni të abuzimeve me fëmijën, pasi të qarat dhe të bërtiturat e tij dëgjohen deri larg, megjithatë askush nuk ndërhyn".

Nëse shikon Facebookun e xhaxhait të 4-vjeçarit (Fati Librazhd) përballesh me foton ku shihet fëmija i varur në një pemë. Ky është ndëshkimi që Fati i ka vënë nipit të tij.

Ai shkruan në foto:

Ja cben Babloku ato qe bejn faj Babloku i var denim me varje".

Më poshtë disa prej komenteve të xhaxhait që ka varur nipin e tij:

Hahaha po u lodha pak po mun fund e vara the qenin hahahaha".

Hahaha hahaha po ma kishte pru ne majt te hundes hahahaha".

Hahaha po ato qe bejn gabime ashu duen denuar qe te zen mend hahahaha".