Jeta Osh Qef
Home

Përplasi kokën me mbrojtësin e Chelseat, ylli anglez merr vendimin drastik për karrierën e tij
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një përplasje fizike me kundërshtarin në fushën e lojës, i ka kushtuar karrierën , lojtarit të Hull City, Ryan Mason.

Mesfushori i njohur u dëmtua rëndë në kokë pas një përplasjeje me Gary Cahill të Chelsea dhe tashmë është tërhequr zyrtarisht nga futbolli edhe pse është vetëm 26-vjeç.

Futbollisti nuk arriti dot të rekuperohej nga dëmtimi që pësoi në janar të vitit 2017 dhe që e detyroi të bënte një operacion në kafkë.

Kam punuar shumë për t’u rikthyer. Fatkeqësisht, pas këshillave të ekspertëve, duhet të tërhiqem nga futbolli pasi dëmtimi shfaq rrezik.  I falenderoj të gjithë ata që më kanë ndihmuar në rekuperim”, shkroi në rrjetet sociale futbollisti fatkeq.