Jeta Osh Qef
Home

Lau duart me shampanjë, këngëtarja shqiptare fëlliqet publikisht në dy emisione
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është konsideruar si Kim Kardashiani shqiptar, por Fjolla Morina duket se nuk kujdeset aq shumë për pamjen e saj si ylli botëror.

Edhe pse është filmuar duke larë duart me shampanjë, këngëtarja është parë së fundmi me të njëjtën veshje në dy emisione.

Morina dha para pak ditësh dha dy intervista, një tek Rudina Magjistari dhe një tek Roza Lati.

Kur ishte e ftuar te Rudina, këngëtarja shkëlqeu me pamjen e saj, madje madje kjo e fundit tha se i “kishte shkuar në studio Kim Kardashian”.

Por me siguri shumë prej jush u ka shpëtuar fakti se Fjolla ishte veshur njësoj edhe gjatë intervistës së dytë, tek Roza Lati.

Vërtet mund të kenë bërë regjistrimin në të njëjtën ditë por kjo nuk e justifikon daljen në dy emisione më të njëjtën veshje, aq më pak kur Fjolla pretendon se jeton "mes luksit".