Jeta Osh Qef
Home

Elvana Gjata i kërkon falje Florit? Reagon ashpër e dashura e tij
Nga: L.Çela | Publikuar më: 13.02.2018, 19:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Janë përfolur prej vitesh për një lidhje të gjatë dashurie, por Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi u shkëputën përfundimisht muaj më parë kur këngëtarja u largua nga vendi në kërkim të karrierës ndërkombëtare.

Por pas "dështimit", Elvana është rikthyer në Shqipëri dhe organizoi një koncert recital privat. Gjatë koncertit Elvana këndoi edhe disa këngë të reja, njëra prej të cilave u përfol se i dedikohej Florit.

“Më fal” titullohej kënga që ndjekësit e identifikuan si një dedikim për kantautorin Flori Mumajesi.

Por as Flori nuk e ka pritur duarkryq, pasi momentalisht përflitet se është në një lidhje dashurie me moderatoren Liberta Spahiu, e cila me sa duket ka marrë të njëjtin mesazh si ne nga kënga e Elvanës.

Ky dedikim nuk i ka pëlqyer aspak Libertës, e cila ka reaguar në mënyrë indirekte.

Nëpërmjet një “Instastory”, ajo shprehet se:

A thua çfarë qëllimi ka ai, ajo, ata, ato?!? Gjallesat”.