Jeta Osh Qef
Home

I dha futbollistit një ushqim të ndaluar, klubi gjerman pushon nga puna guzhinierin
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 13.02.2018, 19:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Ekipi gjerman i Wolfsburgut nuk po kalon një moment të mirë në Bundesligë pasi janë duke luftuar për të mos rënë nga Kategoria.

Tashmë, kjo skuadër po përballet edhe me një problem totalisht të papritur pasi ka pushuar nga puna kuzhinierin Olaf Suchanek për një pakujdesi.

Maksimilian Arnold, mesfushori i “ujqërve”, më 16 dhjetor nuk mundi të luante ndaj Këlnit, sepse nuk ndihej mirë.

Në atë kohë u tha zyrtarisht se lojtari kishte një gastroentrit, por në fakt ka qenë faji i arrave, që i kanë sjellë një alergji të fortë.

Pasi është mësuar kjo gjë, drejtuesit e klubit kanë vendosur të ndërrojnë kuzhinier.