Jeta Osh Qef
Home

Zbulohen mesazhet e Ronaldos: Dua të shkoj te PSG-ja
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 13.02.2018, 21:45

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
hi-res-46e8d4dd95164d5212aa9f8c3a12152b_crop_northCristiano Ronaldo dhe PSG duket se është një histori që rrënjët i ka të thella.

Klubi francez po e kërkon me ngulm sulmuesin e Realit, por 6 vite më parë ka qenë edhe dëshira e tij që të bashkohet me këtë ekip.

Revista franceze “France Football” ka publikuar një mesazh që ylli portugez i ka nisur njër miku të tij në vitin 2012.

33 vjeçari shkruante se dëshira e tij është për të kaluar te PSG, sepse në Madrid nuk po e vlerësonin ashtu si duhet.

Dua të shkoj në Paris, pasi ata do të më duan shumë. Francezët do të jenë të lumtur që po luaj në kampionatin e tyre, dhe mediat do të më ndihmojnë të fitoj “Topin e Artë”, shkruante Ronaldo.

Koha kur ishin shkruar këto mesazhe, portugezi kishte një përplasje me presidentin Florentino Perez dhe nisi të kërkonte largimin nga spanjollët.