Jeta Osh Qef
Home

Totti lë mënjanë modestinë: Ja sa do vleja sot nëse do isha i ri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas largimit nga futbolli, ikona e Romës dhe e futbollit italian, Francesko Toti është rikthyer të flasë për lojtarët e brezit të sotëm.

Ai është ndalur kryesisht te diferencat që ka futbolli sot me atë të periudhës kur Toti filloi karrierën.

Në një intervistë për “Sky Sports” ai u shpreh:

Sot është e vështirë që një i ri i Romës të bëjë atë që kam bërë unë dhe Danele De Rosi. Është tjetër epokë dhe ajo që bëmë ne nuk përsëritet. Nuk besoj se do të ketë një tjetër Toti, që të rijë gjithë karrierën te Roma. Sot vlerë ka biznesi.  Në këtë merkato të çmendur, nëse do isha i ri unë do të vleja 200 milionë euro”,deklaroi kapiteni legjendar i Romës.