Jeta Osh Qef
Home

Zbulohet gjithçka, detaji tjetër i çiftit që Veliaj i dha apartament me kredi të butë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Tue Feb 13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreditë e buta janë të destinuara për çifte të reja, në vështirësi ekonomike dhe që nuk mund të përballojnë kredi me interesat normale të bankave.

Por këto kredi në fakt janë faktet e para të një procesi (dhënie kredie të butë) të dyshuar si të kompromentuar dhe plot favorizime personale te të rinj, të cilët Veliaj i ka mbështetës.

Adela dhe Albi Osmani janë një çift i zakonshëm dhe ishin të panjohur deri në momentin që Veliaj i ka ekspozuar.

Një gjest krejt spontan i të zotërve të shtëpisë përfituar me kredi të butë, ardhur ndoshta nga gëzimi i madh i një shtëpie të re, zbulon krejt padashur njohjen e Veliajt me familjen Kaçi.

Siç shihet nga fotoja që familja mbante të printuar në shtëpinë e saj, Veliaj kishte ekspozuar vajzën e tyre në një foto të hershme, teksa e mbante në park.

Episod ky që u dallua gjatë vizitës së tij në shtëpinë e tyre të re të përfituar nga kredia e butë.

Burime për JOQ.al deklarojnë se vajza protagoniste në fotot e Veliajt është në marrëdhënie pune dhe familjarisht janë militantë të PS që në kohë të Fatos Nanos.

Djali rrëfen:

Kjo Adela Osmani vetem per kredi te bute nuk kishte nevoje se i ati qe me F.Nanon e deri tani punon ne ambasadën shqiptare ne Rusi madje jetojnë atje familjarisht.. Po sthone kot.. leku shkon te leku./ JOQ.al