Jeta Osh Qef
Home

I hidhen miliarda në llogari, 42 vjeçari bëhet njeriu më i pasur në vend vetëm për…
Nga: L.Çela | Publikuar më: 14.02.2018, 11:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Keni dëshiruar ndonjëherë t'ju hedhin triliona lekë në llogari dhe bëheni papritur i pasur?

Epo kjo ëndërr e pabesueshme duket se është bërë realitet për një qytetar belg por për fatin e tij të keq, ka zgjatur për vetëm 5 minuta.

Luc Mahieux, një banor i Dinantit bë Belgjikë, zbuloi se i ishin hedhur 2 miliardë euro në llogarinë e tij bankare, një shumë që është pesë herë më e madhe se GDP-ja e vendit të tij.

Nëpërmjet një postimi që po behët viral, ai ka zbuluar se dikush kishte derdhur miliardat në llogarinë e tij Visa.

Por ndërkohë që po çmendej nga gëzimi me idenë se sapo ishte bërë pasanikë, banka fshiu menjëherë shumën nga llogaria.

Duke rrëfyer se lumturia e tij zgjati vetëm 5 minuta, ai rrëfen se:  

Mendova se do të zgjidhja të gjitha problemet e mia, por gjithçka mbaroi shumë shpejt. Megjithatë duke t'ju them të gjithë miqve të mi 'të ardhshëm' se nuk kam më asnjë lek".