Jeta Osh Qef
Home

Dita e Shën Valentinit: Të bësh tatuazh emrin e të dashurit tuaj është ideja më e keqe
Nga: S.Bardhi | Publikuar më: 14.02.2018, 11:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Çdo herë ditën e Shën Valentinit ne kujtohemi për rëndësinë e treguar dhe angazhimit tonë për të dashurit tanë. Por, për disa njerëz kjo mund të nënkuptojë gdhendjen e një tatuazhi me emrin e tyre.

Nuk ka shifra në lidhje me numrin e njerëzve që zgjedhin të demonstrojnë angazhimin e tyre në këtë mënyrë. Por, një kërkim i shpejtë në internet do të japë dhjetëra mijëra imazhe, video, diskutime dhe pjesë të opinionit rreth gjetjes së emrit të gdhendur si tatuazh.

Mirëpo, të dalësh në takim me dikë që ka tatuazh emrin e ish-it është gjëja më e tmerrshme.

Sipas kësaj, të bësh tatuazh emrin e të dashurit mund të shkatërrojë marrëdhënien tuaj.

Një dashnor mashkull mund të ketë edhe emrin e prostitutës së tij të preferuar tatuazh në krahun e tij të sipërm. Veprime të tilla u satirizuan në atë kohë në librin komik "Playboy Roasted a la Edo" (1790) nga Santō Kyōden.

Dashuria e qëndrueshme?

Problemi më i madh me marrjen e një vendimi për të bërë tatuazh emrin e të dashurit/ës nuk ka ndryshuar kurrë që nga shekulli i 18 dhe ai është se sa e gjatë mund të jetë marrëdhënia me të person. Kur një marrëdhënie mbyllet as tatuazhi nuk ka më kuptim dhe do donit që të mos ishte kurrë në trupin tuaj që sigurisht, mund të hiqen por ka kosto si monetare edhe në lëkurë.

Sipas drejtorit të një klinike laser, pas një studimi pesëvjeçar, tatuazhi më i urryer (dhe ai më i shpeshti) nga klientët në klinikat e tyre ishte emri i ish-it.

Dhe kështu, duke kaluar tashmë në shekuj dhe kontinente, problemi me ngjyrosjen e emrit të të dashurit/ës tuaj nën lëkurë vazhdon të aplikohet.