Jeta Osh Qef
Home

Të ndarë prej kohësh, detaji që lidh ende Elvanën dhe Florin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Wed Feb 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Flori dhe Elvana kanë qenë një prej çifteve më të dashur të showbizit shqiptar, deri sa vendosën të ndaheshin mes tyre e të shkëpusnin përfundimisht çdo lloj komunikimi e kontakti.

Asnjëherë nuk folën publikisht për këtë ndarje, por e treguan me veprime e gjeste që mes tyre gjithçka ka marrë fund.

Flori vijon karrierën e tij duke sjellë herë pas here bashkëpunime dhe këngë të reja, ndërsa Elvana nuk e ftoi as në koncertin e realizuar më datë 3 shkurt në Tiranë, për ditëlindjen e saj.

Megjithatë, duket se ka ende një fill lidhës mes çiftit.

Nëse shikoni në profilin e tyre në Instagram, ata vijojnë të ndjekin njëri-tjetrin.

Siç duket, interesi reciprok i palëve është koherent, edhe pse rrugët e jetës së tyre janë ndarë.