Jeta Osh Qef
Home

Aksident masiv në Tiranë, një prej të lënduarve fshin gjakun i ulur në trotuar
Nga: A.Shehaj | Publikuar më: 14.02.2018, 12:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një aksident masiv, në të cilin janë përfshirë tre mjete, ka ndodhur rreth mesditës së sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kinostudios, ndërsa si pasojë e përplasjes së dy automjeteve dhe një motori, disa persona janë lënduar.

Paraprakisht mësohet se si drejtuesit e makinave, edhe ai i motorit, ka marrë plagë të lehta.

Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet e publikuara nga JOQ.al, një person është ulur në buzë të rrugës dhe fshin gjakun.

Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e këtij aksidenti.