Jeta Osh Qef
Home

21 vjeçarja vdes në spital, prindërit: Mjekët na thanë se ishte me grip dhe…
Nga: L.Çela | Publikuar më: 14.02.2018, 13:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
28053379_1808964892456223_407480864_n (1)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, ku një vajzë e re ka ndërruar jetë në spital mëngjesin e të hënës.

Familjarët e Xhuljeta Gjekës nga fshati Mujalli i Fieri kanë fajësuar ditën e sotme mjekët e urgjencës, duke thënë se ata nuk i kanë dhënë ndihmën e duhur.

Sipas familjarëve, 21 vjeçarja ishte me temperaturë 35 gradë dhe mjekët nuk bënë asnjë analizë apo radiografi.

Ata shprehen se mjekët u kanë thënë se ishte thjesht grip dhe e kanë nxjerrë nga reparti i Urgjencës.

Familjarë bëjnë gjithashtu të ditur se gjendja e saj nuk u përmirësua, duke u shprehur se vajza u ka vdekur nga neglizhenca e mjekëve.

Pas tragjedisë ka reaguar edhe Drejtoresha e spitalit të Fierit, e cila u shpreh se ka ngritur një grup pune për të verifikuar ngjarjen e rëndë.

Pas denoncimit në Prokurori, policia thotë se vajza ka vdekur për shkaqe natyrale, por pritet hetimi i plotë dhe analizat mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e vërteta.