Jeta Osh Qef
Home

Sulm me armë në agjencinë sekrete amerikane, ka të plagosur
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Wed Feb 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Breshëri plumbash kanë tronditur ditën e sotme selinë kryesorë të Agjencisë Amerikane të Sigurisë(NSA).

Të paktën tre persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që raportohet se dhe një prej të dyshuarve u arrestua jashtë selisë së agjensisë së spiunazhit në Maryland.

Të shtënat me armë shpëthyen pasi një makinë luksoze, me xhama të të zi, u shfaq në hyrje të agjencisë sekrete.

Ndërkohë një zëdhënës i NSA deklaroi për mediat amerikane se situata ishte vënë nën kontroll.

Pamjet  nga vendii ngjarjes tregojnë makinën e mbushur me plumba dhe shumë njolla gjaku në tokë.

Mjeti gjithashtu dukej se ishte përplasur nga një makinë e bardhë.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë raporton se Presidenti Donald Trump u informua për ngjarjen e rëndë në hyrjen e agjencisë.