Jeta Osh Qef
Home

Kreshnik Çollaku: Skandal, Bashkia heq ushqimet në kopsht e në çerdhe
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Wed Feb 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për të gjithë ata që nuk e dinë, prej ditës së djeshme, në çerdhet dhe kopshtet e Tiranës ka nisur një nismë e re, e cila ka të bëjë me ushqimin e fëmijëve.

Për të parandaluar shtimin e fëmijëve obezë, me nismën e dietologes Blerina Bombaj dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës, ndryshime të mëdha janë bërë në vaktet ushqimore që konsumojnë fëmijët në Tiranë.

Mirëpo, kundër një vendimi të tillë e veçanërisht kundër menysë së re është shprehur këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak, Kreshnik Çollaku.

Sipas Çollakut kjo është një vendimmarrje që ka shqetësuar shumë prindër fëmijësh, pasi të vegjlit e tyre po ushqehen me bar, nuk po ushqehen mjaftueshëm e për më tepër, shkojnë në shtëpi "të pangrënë".

Çollaku shkruan:

Nje tjeter skandal ne Tirane.
Sot nje grup prindesh na kane kontaktuar.
Shqetesimi eshte i pabesueshem por i vertete.
Prindet ankohen se ne kopshtet publike,qe administrohen nga Bashkia Tirane,kuota ushqimore per femijet eshte reduktuar ndjeshem.
Nga menuja ushqimore jane hequr produketet ushqimore kryesore.
Femijet nuk konsumojne ushqimin. Femijet kthehen ne shtepi te uritur dhe te paushqyer.
Askush nuk mund te imagjinonte nje ngjarje te tille.
Bashkia e Tiranes nuk mund te detyroje diete per femijet e moshave 5-10 vjec.
Kjo ose eshte nje Idiotesi Totale,ose eshte nje akt kriminal.
Idiote eshte ideja qe te detyrosh femijet te ruajne linjat duke i detyruar te konsumojne vetem barishte e zarzavatë.
Kriminale eshte nese me reduktimin e kuotes ushqimore te femijeve..dikush ose disa fusin duart ne fondet te dedikuara per ushqimin e femijve te kopshte e cerdhe te dedikuara ne buxhetin e vitit te miratuar me vendim te Keshillit Bashkiak.
Bashkia e Tiranes qe harxhon 2.5 milion euro per Palma e Pisha…nuk mund te nxjerre kete harxhim duke reduktuar kuotat ushqimore te femijeve me kopshte e cerdhe.

1