Jeta Osh Qef
Home

Françeska zhvishet e feston në pishinën me trëndafila të kuq: Shën Valentini im i nxehtë…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Wed Feb 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndonëse ka disa vite që ka dalë jashtë Big Brother, Françeska Jaçe vazhdon të zërë përsëri vend në mediat rozë.

Dhe kjo për shkak të jetës luksoze që ajo bën, por edhe për fotot provokuese dhe zhveshjet e herë pas hershme.

Pak ditë më parë u tha se Françi ishte ndarë nga i dashuri biznesmen, për shkak se nuk u përputheshin karakteret.

Mirëpo kjo nuk e ka ndaluar ish-banoren e shtëpisë së famshme që të festojë Shën Valentinin ditën e sotme.

Ajo ndodhet në Republikën Domenikane, shumë afër Karaibeve, në një prej qyteteve dhe resorteve luksoze. Ajo rrethohet nga shumë trëndafila të kuq të hedhur në pishinën ku ndodhet.

Se me kë po feston sot ish-banorja kjo ende nuk dihet.

Jaçe ka shkruar krah fotos:

Shën Valentini im i nxehtë."