Jeta Osh Qef
Home

Si e mashtruan dy burra 35-vjeçaren: Na jep euro që të të fusim si mësuese
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Wed Feb 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 28-vjeçar dhe një 52-vjeçar nga Tirana kanë rënë në prangat e policisë nën akuzën e mashtrimit.

Ata i kanë premtuar një 35-vjeçareje se do ta ndihmonin që të gjente një punë si mësuese në Tiranë, duke i zhvatur kështu asaj shuma të ndryshme parash.

Zyrtarisht mësohet se më datë 13.02.2018, u referuan materialet më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Xh.M i dënuar më parë, 28 vjeç, dhe L.M, 52 vjeç, respektivisht banues në Tiranë e Fier.

Me anë të mashtrimit, se do ta ndihmonin të emërohej mësuese në Tiranë, i kanë marrë një shumë eurosh shtetases A.P, vjeç 35 banuese në Fier. Neni 143 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.

cats