Deklaratat e numrit dy të qeverisë austriake deklaroi se ishte kundër Pavarësisë së Kosovës, duket se kanë "xhindosur" kancelarin Sebastian Kurz.
Lideri më i ri në Evropë, e "ka marrë prej veshi" zëvendës-kancelarin Heinz Christian Strache dhe kanë dalë para mediave.
Në një konferencë para mbledhjes së qeverisë austriake, Kancelari Kurz tha se çështja e njohjes së Kosovës është e përfunduar dhe theksoi se Austria mbështet Prishtinën në rrugën e saj Evropiane.
Kurz u shpreh se:
Konferenca e drejtëpërdrejtë erdhi pasi deklaratat e Strache kanë nxitur një sërë reagimesh në Kosovë, Serbi dhe në rajon si dhe të politikanëve të ndryshëm europianë.
Më i ashpër ka qenë europarlamentari gjerman, Bernd Posselt, i cili ka kërkuar për dorëheqjen e zëvendëskancelarit austriak, Heinz-Christian Strache, pasi vuri në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës.
Sipas Posselt, Strache është njeri i Vladimir Putin në Bashkimin Evropian.
Kush është Sebatian Kurz, miku më i ri i Kosovës?
Ai është vetëm 31 vjeç dhe mund të bëhet një nga liderët më të fuqishëm të Evropës.
Sebastian Kurz u bë një emër i njohur për politikën kombëtare e ndërkombëtare në vitin 2013, kur vetëm 27 vjeç u bë ministri i jashtëm i Austrisë .
Ai tërhoqi vëmendjen e mbarë botës pas fotografive me homologët e tij, duke përfshirë Sekretarin amerikan të Shtetit John Kerry dhe ministrin iranian Javad Zarif.
Megjithëse e vogël , me një popullsi sa ajo e Londrës, Austria është përpara vendeve si Britania e Madhe, Gjermania dhe Kanadaja sipas Bankës Botërore.
Kurz ka mbrojtur rolin e tij në bisedimet e rëndësishme të marrëveshjes me Iranit, një raund i të cilave u mbajtën në Vjenë.
Kurz gjithashtu ka shkaktuar debate me disa nga pozicionet e tij politike, të tilla si thirrjet për të forcuar kufijtë e jashtëm të BE-së dhe për t’i dhënë fund shpëtimit të refugjatëve në Mesdhe nga OJQ-të, duke nxitur gazetat gjermane ta akuzonin politikanin se është "zemërgur” dhe i pandjeshëm.JOQ