Jeta Osh Qef
Home

Përçahen artistët për Teatrin Kombëtar, një pjesë e tyre i shkon Kumbaros në zyrë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Wed Feb 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Artistët e Teatrit  Kombëtar vazhdojnë të kundërshtojnë projektligjin e ri të Ministrisë së Kulturë, për zhvebndosjen e trupës së aktorëve pranë qendrës së re kulturore “Turbina”, dhe për atë që do të ndodhë me godinën e re.

Çështja ka hapur debate të shumta ndërsa aktorët kanë kërkuar nga Ministria e Kulturës transparencë të plotë.

Pasditen e sotme një grup artistësh kanë shkuar në një takim me ministren Mirela Kumbaro.

Ata janë përçarë pasi një pjesë tjetër e tyre mes të cilëve Arben Derhemi dhe Ema Andrea janë mbledhur në sallën e Teatrit Kombëtar.

Këta të fundit kanë  kundërshtuar vendimin e artistëve që i shkuan në zyrë ministres së Kulturës, duke thënë se i takonte asaj të vinin në teatër.

Mes artistëve që shkuan në zyrën e ministres ishte edhe Arben Imami, i cili kërkoi me insistim një datë se kur do të nisnin më në fund punimet për ngritjen e teatrit të ri.

Ai tha:

Na vjen turp për kushtet ku punojmë. Ti jepet zgjidhje kësaj çështje edhe po të ndërtohet një Teatër që të mbijetojë 70 vjet sa ky. Ndoshta protestimi po bëhet në mënyrë të pa edukuar. Nëse do vijë dhe opera të japë shfaqje janë mëse të mirëpritur që të vijnë të japin shfaqje, edhe ata janë kolegët tanë. Por, mua më vjen shumë turp kur vijnë ata kolegët e vendeve fqinje dhe shohin vendin ku ne punojmë. Aktorëve iu ka ardhur në majë të hundës me këtë gjendje. Vendosni një datë kur do fillojë ai projekti për teatrin e ri."