Jeta Osh Qef
Home

Profesori i gazetarisë ngre alarmin: Po kriminalizohet universiteti, tenderi 1 milion euro iku dëm
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 14.02.2018, 18:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Mark-Marku

Shefi i departamentit të Gazetarisë, Mark Marku, ka folur sot rreth takimit të kryeministrit Rama me senatin e UT për reformën e arsimit të lartë dhe pagat e vonuara.

Marku, i ftuar në rubrikën "Opinion",  ka ngritur alarmin dhe thotë se po ndodh kriminalizimi i universiteteve, pasi aktet nënligjore nuk zbatohen.

Profesori tha se pjesa financiare e universiteteve duhet të japë llogari, në asamble apo senat.

Mark Marku tha:

Kryeministri thotë që unë nuk kam përgjegjësi, por kjo është paaftësi totale. Duhet të verifikohet veprimet e financimit të universiteteve publike. Në universitet po ndodh kriminalizimi për herë të parë, ashtu si në Parlament. Ne nuk i themi qeverisë të futet në luftë me Universitetin, por i themi që të mos bëjë aleancë me krimin. Është bërë një tender para 3 vitesh dhe nuk është pyetur fakulteti fare. Ishte tender rreth 1 milion euro dhe nuk janë pak për një universitet. Tenderi ishte i tmerrshëm, pasi nuk është bërë as rikonstruksion dhe as gjë tjetër. Qeveria është përgjegjëse për mënyrën e akreditimit të Universiteteve publike dhe po shkatërron këto universitete. Qeveria ka përgjegjësi, pasi ka bërë një ligj që nuk e zbaton vetë dhe ai ligj krijon problem për Universitetin. Ne po themi se ata kanë krijuar një piramidë të madhe dhe nuk duam të bëjmë show. Ne jemi njerëz të lirë që mbrojmë misionin tonë dhe nuk pranojmë që Universitetin ta degradojnë që ne të na vijë turp që punojmë aty."