Jeta Osh Qef
Home

Bënë zhurmë me ndarjen e tyre, Era Istrefi kapet mat me ish-të dashurin
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 14.02.2018, 19:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Shën Valentini është festuar sot nga shumë shqiptarë, por me sa duket kjo festë ka ribashkuar edhe këngëtaren Era Istrefi me ish-të dashurin e saj.

Bëhet fjalë për Faton Shoshin, ish-menaxherin e saj, lidhja me të cilin ka qenë shumë e përfolur.

Këngëtarja së fundmi ka nisur ta ndjekë sërish Fatonin në rrjetet sociale, ç’ka do të thotë se marrëdhënia e tyre vërtet ka ndryshuar, duke qenë se pak kohë më parë thuhej se ata nuk kishin më asnjë komunikim.

Një ditë më parë dyshja u pa në një nga restorantet e Prishtinës dhe sipas "Prive" ata dukeshin shumë të lumtur.

Kjo është hera e parë që pas pothuajse tre muajsh Era shihet në një vend publik, dhe për më tepër me ish menaxherin dhe të dashurin e saj Faton Shoshi.

Nuk dihet a është ky takim, takim pune apo një rikthim në skenë i çiftit të dashur.