Jeta Osh Qef
Home

Asqeriu-Kumbaros: Jam larë me ujë të ftohtë, s’jemi tregtarë specash e domatesh…
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 14.02.2018, 19:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Debati midis aktorit të mirënjohur Bujar Asqeriu dhe ministres së Kulturës Mirela Kumbaro është duke marrë të gjithë vëmendjen mediatike.

Ai i është drejtuar asaj me fjalë të forta duke i shpjeguar kushtet e vështira në të cilat artistëve iu është dashur të punojnë, madje edhe në shfaqjet ku ajo ka qenë prezente.

Artistët gjithnjë kanë qenë larg vëmendjes së qeverisë dhe ky është një fakt i ditur prej kohësh tashmë.

Asqeriu i ka shpjeguar Kumbaros se i është dashur të lahet me ujë të ftohtë dhe se artistët nuk duhet të trajtohen si tregtarë domatesh e specash.

Debati i plotë:

Imami: Sikur t’i thuash një aktori të huaj cili është raporti i parave që merrni ju si rroga dhe për produksionin artistik ai ju kthen përgjigje. Absurdi te ne është shpërndajnë 1 mln dollarë rroga dhe për produksionin nja 100 mijë euro.

Kumbaro: Brenda rrogave ka aktorë të cilët që brenda dy viteve nuk marrin asnjë rrogë.

Asqeriu: Si do bëhet ajo…që të mos luaj. Dy vjet s’luan, ka luajtur gjithë jetën. Nuk luan se është I sëmurë. Artisti është artist.

Imami: unë flas për teatrin dhe meqë i kemi dhënë vend “me një rol marrin rrogën”…shpërblimet artistike, të gjendet mundësi që ne në fund të muajit të fusim ca para më tepër ne xhep.

Asqeriu: ne nuk jemi tregtar specash e domatesh, jemi artistë. Këtu është thelbi im. Zonja ministre me respektin më të madh, sepse njoh edhe vëllain tuaj do ti bëj një pyetje të thjeshtë: sa student në aktrim mbarojnë në akademi, dhe keni informacion kush është më i talentuari? Pse nuk shkojnë nëpër rrethe? Teatrot në province kanë vdekur. Tunduni se nuk jeni në rregull. Në teatrin e fierit, në Shkodër, Sarandë, në Fier merrej me llastik uji për të larë fytyrën aktori. Këto janë gjëma. Futej uji në halen e teatrit dhe unë laja fytyrën….Unë jam shumë i qetë. Unë e lëviz mirë amplitudën. Jam aktor, 40 vjet, 120 role…më njeh Maqedonia kur nuk futej këmbë shqiptari. Unë flas sepse dua Shqipërinë dhe teatrin. Sepse unë e dua teatrin. Unë nuk dua të fitoj lekë. Unë dua të më respektosh si artist. Ky është qëllimi i jetës sime. Ju zonja ministre, duhet të kuptoni se kush është artisti. Kupto vëllain tënd. Unë kam lidhur jetën me Teatrin, ju jeni kalimtarë.

Kumbaro: Ta lëmë këtë.

Asqeriu: Nuk servilosem unë. Unë kam ndërtuar jetën 13-14 vjeç jetim pa nënë e pa baba. E kam ndërtuar jetën me gjak me thonj. Ndaj respektoni artistët. Jo të vij tubi ujit se ti ishe në premierë. Dhe unë lahesha me ujë të ftohtë. Përse aktori nuk ka ngrohje.

Kumbaro: Ju konfirmoni se kushtet nuk janë ato që duhen.

Asqeriu: Pse kush të pengon ty të më bësh kushte mua….Po lëri prokurim publik. Ti dhe unë kemi luajtur dhe dridhej skena. Unë do të them të vërtetat…Pse mos ti themi.

Kumbaro: Unë i di dhe i pranoj…

Asqeriu: Unë jam i vërtetë, unë jam origjinal, e kam ndërtuar jetën time me mund me gjak. Vetëm Zotin kam unë. Dhe të falenderoj që erdhe në premierën “Vdiq Mbreti, Rroftë mbreti”, ne laheshim me ujë të ftohtë.

Kumbaro: Pra ju po më konfirmoni mua që s’ka kushte…

Asqeriu: Pse kush të ndaloi ty të krijosh kushtet? Përse i merr lekët ti?

Asqeriu: Teatri ka vdekur. Dmth, nuk duan teatër…Po hajde të bëjmë teatër këtu. Ti je artist dhe merresh me halenë e me banjon. E kupton ku jeni ju. Ti merresh me halenë. Ti duhet të merresh me artin. Unë për tre vjet dal në pension. Por jo zonja ministre. Teatri është shpirti i këtij vendi. Nuk bëhet me pordhë teatri, bëhet me lekë. Ky është Bujar Asqeriu, i thotë troç të vërteta. Kam pengje artistësh që kanë ikur 60 vjeç. Ja e  thotë Fatos Sela. Unë shqetësohem për ikonat e artit.