Jeta Osh Qef
Home

Përzgjodhi ekzekutorin në internet dhe u lut me të derisa dha shpirt
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: Wed Feb 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një rast i çuditshëm që po hetohet nga hetuesit në kontenë Adams, në Kolorado të SHBA-së. Në fillim të janarit, trupi i pajetë i një 19-vjeçareje u gjet në një zonë të pyllëzuar të Denverit.

natali vrasje 2

Në fillim, të afërmit e saj besonin se ajo ishte vrarë nga një njeri kundër të cilit ajo kishte marrë një urdhër mbrojtje, pasi ai e përndiqte. Por historia nuk ishte aq e thjeshtë, edhe pse shumë tragjike.

Javën e kaluar, një tjetër i dyshuar, Joseph Lopez, 22 vjeç, u arrestua dhe u akuzua për vrasje në shkallë të parë. I pyetur nga policia rreth motiveve që e çuan në vrasjen e 19-vjeçares, ai pretendon se thjesht i është përgjigjur thirrjes së Natalie Bollinger në "Craigslist", një faqe interneti online, ku ajo kishte shkruar: "Dua të lidh një kontratë për kokën time".

joseph-michael-lopez-natalie-bollinger

Joseph Lopez vendosi t’i përgjigjet asaj më 28 dhjetor. Në tre orë, ata shkëmbyen më shumë se 100 mesazhe. Gjatë komunikimit ai nuk u prezantua me identitetin e tij, por u shtir si një vrasës, në mënyrë që t’i mbushte mendjen vajzës së re që ta angazhonte për ta vrarë. Gjatë diskutimeve mes tyre, të dy përcaktuan mënyrën se si Natalie dëshironte të vritej.

Siç dëshmoi i arrestuari:  

Ajo vetë kishte mbërritur në përfundimin se donte të vdiste shpejt. Të qëndronte në gjunjë dhe të ekzekutohej nga prapa për të mos e parë armën."

Kur u pyetën se sa do ta paguante 19 vjeçarja për ta vrarë, Lopez u përgjigj se ajo i kishte premtuar "midis qindra e mijëra dollarëve", pa ia specifikuar çmimim. Ai nuk kishte armë dhe për të kryer vrasjen ishte përdorur arma e vetë viktimës. Bile e reja i kishte propozuar që ai mund te mbante armën pasi "të mbaronte punë" me të.

Joseph Lopez shkoi tek shtëpia e 19 vjeçares dhe e mori për ta çuar në vendin ku ajo dëshironte që të vdiste.natali vrasje 1

Në makinë të dy vazhduan të flasin.

Sipas të dyshuarit:  

Bëra gjithçka për të fituar besimin e saj, në mënyrë që në momentin e fundit ta bindja se ajo që dëshironte të bënte ishte një ide e keqe".

Por viktima, sipas tij, i shpjegoi se ajo duhej "të largohej nga i dashuri", të cilin nuk donte që ta lëndonte ose ta linte. Pasi nuk gjetën vendin e përsosur për të vdekur, ata u kthyen në shtëpinë e Natalisë. Fillimisht 22 vjeçari tha se e reja kreu vetëvrasje, por më vonë Lopez "është thyer" dhe ka rrëfyer se ka qenë ai që e ka shkrepur këmbëzën e armës mbi 19 vjeçaren.

Vrasësi dha edhe një detaj:

Jemi lutur për shpirtin e saj para se ta qëlloja dhe derisa ajo mbylli sytë."

Pas vrasjes ai u largua, duke marrë kuletën dhe armën e viktimës. Joseph Lopez u burgos pa mundësinë e lirimit me kusht.