Jeta Osh Qef
Home

Nuk mbushi hundët, por "bythën" me kokainë, e gjen ajo që kishte frikë
Nga: L.Çela | Publikuar më: 14.02.2018, 21:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Nuk ka mbushur hundët, por të ndenjurat me kokainë dhe ka gjetur belanë. Kjo është historia e një pasagjeri nga Brazili, i cili u arrestua në aeroportin e Lisbonës me një palë "bythë të rreme" brenda të cilave u gjet rreth një kilogram kokainë. Droga e gjetur në trupin e pasagjerit ishte e mjaftueshme për të bërë 5 mijë doza, tha në një deklaratë policia.

Portugal-des-fausses-fesses-remplies-de-cocaine

Sipas të përditshmes "Publico" dhe medieve të tjera portugeze, pasagjeri nga Belem (veriu i Brazilit) mbante nën rroba "bythë të rreme" të mbushura me kokainë. Ai kishte gëlltitur edhe disa qese me kokainë, po sipas medieve lokale. Sipas policisë, një person i dytë, i dyshuar si pritësi i ngarkesës, u arrestua në stacionin kryesor të trenit në Lisbonë. Të dy meshkujt, të moshës 32 dhe 40 vjeç, po ndiqen penalisht për trafik droge.