Jeta Osh Qef
Home

Hidhet në shinat e trenit dhe vdes, i riu shqiptar tmerron kalimtarët
Nga: G.Hasani | Publikuar më: 14.02.2018, 21:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Një i ri ka gjetur fundin fatal ditën e sotme në provincën e Sesto San Giovannit në Itali.

Identiteti i tij nuk bëhet ende i ditur, por mësohet se ai ishte një 28-vjeçar shqiptar.

I riu është hedhur në shinat e trenit duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Milano today shkruan se shqiptari, ishte arrestuar në vitin 2015 për një vrasje të mbetur në tentativë. Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar atë të ndërmarrë këtë akt të rëndë.

Pasi është hedhur në shina djali është tërhequr për disa metra. Ai ka tmerruar kështu të gjithë dëshmitarët okularë që ishin të pranishëm në vendngjarje.

Shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme edhe pse shërbimi mjekësor arriti në vendngjarje shumë shpejtë.

Përveç ekipit mjekësor në vendngjarje erdhën edhe forcat policore të cilat po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.