Jeta Osh Qef
Home

E eliminuan në prag të shtëpisë, kush është biznesmeni që u ekzekutua nga mafiozët në Bllok?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Wed Feb 14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë tronditi disa minuta më parë kryeqytetin.

Një 64-vjeçar mbeti i vrarë në një atentat të kryer nga persona ende të paidentifikuar në zonën e njohur si “ish-Blloku” në Tiranë.

Është bërë me dije se personi që mbeti i vdekur në vend quhet Memli Begalla, biznesmen, pronar i 2 gomisterive.

Viktima banonte pranë pallatit ku edhe ndodhi ekzekutimi mafioz.

Motivet e këtij atentati nuk janë zbardhur ende.

Policia ka ngritur një grup hetimor të posaçëm për sigurimin e pamjeve filmike të bizneseve të zonës.