Jeta Osh Qef
Home

Zgjohet Real Madridi, leksion me përmbysje milionerëve të PSG-së
Nga: K.Demiraj | Publikuar më: 14.02.2018, 22:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
Reali i Championsit nuk ka asnjë lidhje me atë të kampionatit. Galaktikët fituan sonte me përmbysje ndeshjen e parë ndaj PSG-së me rezultatin 3-1.

Sfida e luajtur në Bernabeu ka qenë vërtet spektakolare.

Të parët shënuan miqtë me Rabiot, por Ronaldo barazoi që në pjesën e parë me penallti, duke i dërguar ekipet në dhomat ezhveshjes në barazim 1-1.

Pjesa e dytë ka qenë edhe më e bukur.

Ronaldo, e më pas Marcelo dërguan shifrat në 3-1 duke bërë edhe përmbysjen e çmendur. Tashmë spanjollët shkojnë të qetë drejt ndeshjes së kthimit që do luhet pas dy javësh në Paris.