Jeta Osh Qef
Home

Do shembet Teatri Kombëtar? Gazetari “gozhdon” ministren me pyetjen e drejtpërdrejtë
Nga: F.Tenolli | Publikuar më: 14.02.2018, 23:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share
page

Çështja më e nxehtë e ditëve të fundit është padyshim ajo e shembjes së Teatrit kombëtar dhe përballjes së artistëve me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaron.

Të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” moderuar nga Blendi Fevziu janë vetë Kumbaro dhe disa artistë e analistë të njohur të ekraneve shqiptare.

Në emision po qarkullon plani i hershëm për ndërtimin e kullave në vendin e godinës.

Ky justifikim është mohuar më herët nga Rama.

Blendi Fevziu: Pse duhet t’i nxjerrësh jashtë kur nuk ka projekt?

Mirela Kumbaro: Po shtojmë hapësirat për Teatrin Kombëtar me kushte, ngrohje, ftohje që do të bëjë të mundur që aktorët të performojë në sallën ekzistuese, plus dy skena të reja.

I takon ta zgjidhë këtë administratës së teatrit.

Blendi Fevziu: Godina e teatrit nuk do ketë kullën si kapele?

Mirela Kumbaro: Artistët nuk do dalin nga skena. Do të sjellin një koncept 3-javësh.